Irani dënon sulmet terroriste në Homs
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45866-irani_dënon_sulmet_terroriste_në_homs
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi sulmet terroriste të kryera ditët e fundit nga grupi terrorist-takfirist Al Nusra në qytetin Homs të Sirisë, ku të paktën 42 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2017 14:52 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmet terroriste në Homs

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi sulmet terroriste të kryera ditët e fundit nga grupi terrorist-takfirist Al Nusra në qytetin Homs të Sirisë, ku të paktën 42 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, duke shprehur solidaritetin me qeverinë, popullin dhe me familjet e viktimave të këtyre sulmeve, deklaroi: “Këto sulme ka pasur si qëllim sabotimin e procesit të bisedimeve të paqes dhe pengimin e një marrëveshjeje eventuale, prandaj të gjitha palët siriane duhet të jenë vigjilente në këto rrethana të vështira.” Më tej, z. Kasemi theksoi:” Padyshim, përballë sulmeve të tilla terroriste, bota nuk ka rrugë tjetër, përveç luftës pa kompromis kundër grupeve terroriste dhe përkrahjen e procesit të zgjidhjes politike të krizës në Siri.”