Presidenti iranian viziton Pakistanin
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, me ftesë zyrtare të kryeministrit të Pakistanit, të martën do të udhëtojë për në Islamabad ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO).
Agjencia e lajmeve IRIB bëri të ditur se z. Hasan Ruhani, President i Republikës Islamike të Iranit, në takimin e liderëve të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik që do të fillojë të mërkurën më 1 Mars në Islamabad, do të parashtrojë qëndrimet dhe pikëpamjet e RII në lidhje me çështjet më të rëndësishme ekonomike të rajonit. Gjatë qëndrimit në Pakistan, presidenti iranian do të takohet me liderët e vendeve anëtare të organizatës ECO. Irani, Turqia, Pakistani, Afganistani, Turkmenistani, Kirgizistani, Uzbekistani, Kazakistani, Taxhikistani dhe Republika e Azerbajxhanit janë 10 vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO).