Testimi me sukses i raketës më të re detare kruz të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45920-testimi_me_sukses_i_raketës_më_të_re_detare_kruz_të_iranit
Ministri i mbrojtjes së Iranit ka deklaruar se raketa më e re detare kruz e Iranit me emrin "Nasir" është testuar me sukses gjatë manovrave të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 27, 2017 14:44 Europe/Tirane
  • Testimi me sukses i raketës më të re detare kruz të Iranit

Ministri i mbrojtjes së Iranit ka deklaruar se raketa më e re detare kruz e Iranit me emrin "Nasir" është testuar me sukses gjatë manovrave të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.

Gjeneral Husejn Dehkan, ministri i mbrojtjes së Iranit të hënën në lidhje me këtë tha se gjatë manovrave të mëdha të forcave detare të ushtrie së Iranit me emrin "Vilajet -95" që po zhvillohen në ujërat në jug të Iranit, është testuar me sukses edhe raketa më e re detare kruz me emrin "Nasir. Manovra e forcave detare të ushtrisë së Iranit me emrin "Vilajet -95" ka filluar të dielën në mëngjes në një sipërfaqe rreth dy milionë km2 duke filluar nga ngushtica Hormoz deri në detin e Omanit, në veri të oqeanit Indian dhe deri në ngushticën Bab Mandab. Sipas admiral Habibullah Sajari, komandanti i forcave detare të ushtrisë së Iranit, qëllimi i kësaj manovre është mbrojtja e kufijve ujor dhe vendosja e sigurisë në rajon, lufta kundër piratëve, terrorizmit dhe dërgimi i mesazhit të paqes dhe miqësisë për vendet e rajonit.