Erakçi: Amerika do të humbasë nëse shkelë marrëveshjen bërthamore
Zv/ministri i jashtëm i RII deklaroi se marrëveshja bërthamore përmban pika aq të fuqishme, saqë nëse Amerika vendos të largohet nga kjo marrëveshje, do të pësojë humbje të shumta.
Sejed Abas Erakci, zv/ministër i jashtëm i RII, duke folur sot në simpoziumin me temë “Perspektiva ekonomike e Iranit”, deklaroi: Presidenti amerikan Donald Trump nuk mund të largojë Amerikën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore, sepse kjo është një marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa evropianët kanë deklaruar se do të vazhdojnë të respektojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin edhe nëse Amerika e shkelë atë. Duke folur mbi krijimin e një klime të paqartë përsa i përket zbatimit të marrëveshjes bërthamore, z. Erakci tha: Këto dyshime do të sqarohen në dy muajt e ardhshëm dhe ekonomia e Iranit do të vazhdojë të progresojë me ritme të shpejta. Duke hedhur poshtë kërkesat e SHBA për reduktimin e programit raketor të Iranit, zv/ministri i jashtëm i RII tha se programi raketor iranian nuk ka lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe kjo marrëveshje do të mbetet në fuqi derisa nga ajo të përfitojë ekonomia iraniane dhe derisa të ruhet potenciali mbrojtës i Iranit.