Zarif: ECO një mundësi e pashembullt për zgjerimin e bashkëpunimeve rajonale
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të hënën në mbrëmje pas arritjes në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit për të marrë pjesë në takimin e 22-të të këshillit të ministrave të Organizatës për Bashkëpunime Ekonomike (ECO), ka theksuar se kjo organizatë rajonale është një fushë e pashembullt për zgjerimin e bashkëpunimeve rajonale.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif duke thënë se ECO është një ndër organizatat më të vjetar për bashkëpunime ekonomike në botën në zhvillim e sipër dhe në Azi, shtoi: "Në fund të kryesisë tre vjeçare të Republikës Islamike të Iranit në Këshillin e Ministrave të ECO-s, sot (të martën) në takimin e 22-të të Këshillit të Ministrave të ECO, Republika Islamike e Iranit kryesinë e këtij institucioni do t'ia dorëzojë Pakistanit". Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu vuri në dukje potencialet shumë të mira në ECO për bashkëpunim mes vendeve të anëtare dhe tha: "Irani gjatë mandatit të kryesisë së radhës në ECO ka bërë përpjekje që të shfrytëzojë sa më shumë këto potenciale në interes të të gjithë vendeve anëtare dhe tani shpreson që këto përpjekje do të vazhdohen nga ana e Pakistanit". Sot në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit zhvillohet takimi i 22-të i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO) dhe të mërkurën do të organizohet takimi i 13-të i krerëve të vendeve anëtare të ECO. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu, të martën do të shkojë në Islamabad për të marrë pjesë në këtë takim. Vlen të theksohet se Iranit, Pakistani, Afganistani, Turkmensitani, Kirkizitani, Uzbekistani, Kazakistani, Taxhikistani dhe Republika e Azerbajxhanit janë 10 vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO).