Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shkon në Pakistan
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me ftesë zyrtare të kryeministrit të Pakistanit, ka shkuar në këtë vend për të marrë pjesë në takimin e 13-të të krerëve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO), e cila zhvillohet në Islamabad.
Në aeroportin ndërkombëtar Nurekhan të Pakistanit, presidenti Hasan Ruhani u prit nga funksionarë të lartë të këtij vendi dhe nga ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Islamabad. Gjatë fjalimit të tij në takimin e krerëve të ECO, presidenti Ruhani do të parashtrojë pikëpamjet e Iranit për bashkëpunimin ekonomik të rajonit. Gjatë qëndrimit në Islamabad, presidenti iranian do të takohet me disa nga krerët e vendeve pjesëmarrëse. Përpjekja për zhvillimin e ekonomisë së vendeve anëtare, heqja e pengesave në sektorin e tregtisë dhe hartimi i projekteve të përbashkëta për administrimin e forcës punëtore, janë disa nga objektivat e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO) e përbërë nga 10 vende anëtare.