Eragçi: Çështja e të drejtave të njeriut të mos politizohet
Sejed Abas Eragçi, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet juridike ndërkombëtare, i pranishëm në takimin e Këshillit të OKB për të drejtat e njeriut në Gjenevë deklaroi se është tepër jetike që çështja e të drejtave të njeriut të mos politizohet.
Shefi i departamentit për çështjet juridike ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit pasi kritikoi disa vende të cilat çështjen e të drejtave të njeriut e shfrytëzojnë për realizimin e qëllimeve të caktuara të tyre tha se Këshilli i OKB për të drejtat e njeriut duhet të luajë rol efikas në realizimin e objektivave të të drejtave të njeriut në botë duke ndjekur strukturën e bisedimeve konstruktive dhe jo duke ngritur gishtin e akuzës dhe me anë të krijimit të përçarjeve. Sejed Abas Eragci, foli mbi historikun e civilizimit, kulturës dhe islamit në Iran dhe tha se Irani gjithmonë ka mbështetur ngritjen e nivelit të të drejtave të njeriut dhe ka marrë masat e duhura në këtë fushë. Irani gjithmonë ka bashkëpunuar me mekanizmat e OKB në fushën e të drejtave të njeriut mirëpo rezolutat e nxjerra kundër Iranit për çështjen e të drejtave të njeriut i konsideron të pabaza dhe të papranueshme. Ai përmendi edhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Jemen dhe tha se Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të qëndrojë indiferente ndaj bombardimit të Jemenit dhe vrasjes së njerëzve të pafajshëm sidomos vrasjes së femrave dhe fëmijëve. Abas Eragçi, shkatërrimin e shkollave, xhamive, spitaleve dhe shtëpitë e banimit gjatë bombardimeve të agresorit të huaj në Jemen e quajti krim lufte dhe krim kundër njerëzimit dhe kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare që të përpiqet për t’i dhënë fund vrasjes së egër të popullit jemenas dhe të dënojë përgjegjësit e këtyre krimeve. Sa i përket gjendjes në Palestinë, zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se pushtimi i Palestinës dhe shkelja sistematike e të drejtave të palestinezëve nga ana e regjimit të izraelit, duhet të përfundojë menjëherë.