Velajati: Programi raketor i Iranit është krejtësisht mbrojtës
(last modified Wed, 01 Mar 2017 19:32:52 GMT )
Mars 01, 2017 20:32 Europe/Tirane
  • Velajati: Programi raketor i Iranit është krejtësisht mbrojtës

Këshilltari i lartë për çështjet ndërkombëtare i Liderit suprem të Revolucionit islamik, në një konferencë shtypi me gazetarët në Teheran, deklaroi se programi raketor i Iranit ka karakter krejtësisht defensiv dhe ka vetëm një qëllim që është mbrojtja e vendit.

Ali Akbar Velajati tha se RII nuk ka nevojë të marrë leje nga askush për mbrojtjen e territorit iranian dhe programi mbrojtës i Iranit nuk ka lidhje me Amerikën. Ndër të tjera, këshilltari i lartë për çështjet ndërkombëtare i Liderit suprem të Revolucionit islamik, tha: “Irani nuk dorëzohet përballë presioneve propagandistike dhe në bazë të objektivave të paracaktuara, do të kryejë testime raketore në çdo kohë që e sheh të udhës”. “Irani e ka dëshmuar se nuk tërhiqet përballë luftës psikologjike dhe presioneve propagandistike dhe se çdo ditë i shton përpjekjet për fuqizimin e potencialit mbrojtës përballë kërcënimeve të vazhdueshme të SHBA dhe të sionistëve”-deklaroi z. Velajati.

 

Tags