Amir Abdulahian: Terroristëve në Siri u ka ardhur fundi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46170-amir_abdulahian_terroristëve_në_siri_u_ka_ardhur_fundi
Këshilltari special i kryetarit të parlamentit të RII për çështje ndërkombëtare, ka thënë se çlirimi i qytetit historik Palmira në provincën Homs në perëndim të Sirisë, dëshmon se terroristëve u ka ardhur fundi.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 03, 2017 03:10 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahian: Terroristëve në Siri u ka ardhur fundi

Këshilltari special i kryetarit të parlamentit të RII për çështje ndërkombëtare, ka thënë se çlirimi i qytetit historik Palmira në provincën Homs në perëndim të Sirisë, dëshmon se terroristëve u ka ardhur fundi.

Sipas Parstoday, Husen Amir Abdulahian duke uruar qeverinë dhe popullin sirian  për çlirimin e qytetit Palmira, ka deklaruar: Për sa kohë që terroristët të mos largohen nga tryeza e bisedimeve politike në Gjenevë, zgjidhja reale politike në këtë vend nuk do të arrihet. Abdulahian po ashtu duke theksuar se Irani pa asnjë dyshim do të vazhdojë përkrahjen për Sirinë, ka shtuar: Siria është në vijën e mbështetjes së çlirimit të Kodsit të shenjtë. Ushtria siriane me anë të një komunikate deklaroi se qytetit antik Palmira është çliruar plotësisht nga pushtimi i terroristëve të ISIS dhe terroristët janë larguar nga ky qytet dhe nga rrethinat e tij, duke lënë pas qindra të vrarë e të plagosur.