Kasemi: Ndikimi i Iranit në rajon nuk bazohet në militarizëm
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII ka thënë të premten se ndikimi i Iranit në rajon nuk bazohet në militarizëm.
Z. Behram Kasemi në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, kur u pyet në lidhje me raportet e fundit të disa mediave në lidhje me shqetësimin e disa vendeve të rajonit për rritjen e ndikimit të Iranit në rajon, sidomos të mbretit të Arabisë Saudite gjatë vizitës së tij në Malajzi, tha se ndikimi i Iranit në rajon është shpirtëror, kulturor dhe i natyrshëm që nuk mund të arrihet me para, armë dhe propagandë. Ai tha se ndikimi i Teheranit është i bazuar në respektin për sovranitetin dhe pavarësinë e vendeve të tjera dhe refuzimin për të ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të rajonit.