Erakçi: Nuk ka zgjidhje tjetër, përveç vazhdimit të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46272-erakçi_nuk_ka_zgjidhje_tjetër_përveç_vazhdimit_të_marrëveshjes_bërthamore
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, me anulimin e marrëveshjes bërthamore do të bëhet shkak që vendi i tij të pësojë humbje dhe dëme të mëdha.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 04, 2017 10:27 Europe/Tirane
  • Erakçi: Nuk ka zgjidhje tjetër, përveç vazhdimit të marrëveshjes bërthamore

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, me anulimin e marrëveshjes bërthamore do të bëhet shkak që vendi i tij të pësojë humbje dhe dëme të mëdha.

Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, të shtunën në konferencën kombëtare "Marrëveshja bërthamore dhe ekonomia rezistente" në Teheran shtoi: "Donald Trump është duke shqyrtuar dhe vlerësuar marrëveshjen bërthamore dhe deri në mes të muajit maj 2017, duhet të vazhdojë pezullimin e sanksioneve ndaj Iranit dhe deri në atë kohë do të bëhet e qartë se çfarë politike e qeverisë së re të Amerikës. Në rrethanat aktuale konsensusi është kundër presidentit të Amerikës, prandaj Donald Trump nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përveçse të vazhdojë marrëveshjen bërthamore, ndërsa nëse dëshiron që ta anulojë marrëveshjen bërthamore, atëherë dëmet dhe pasojat e saj do t'i drejtohen atij". Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit vuri në dukje se roli i marrëveshjes bërthamore në sektorin e energjisë ka qenë i madh dhe në këtë kuadër po zhvillohen negociatat për nënshkrimin e kontratave në vlerë 80 miliardë dollarë.