Irani shton dukshëm eksportin e naftës
Drejtori ekzekutiv i kompanisë kombëtare iraniane të naftës, ka deklaruar se nga mesi i muajit mars e deri në fund të muajit dhjetor të vitit 2016, Irani ka eksportuar rreth 450 mijë fuçi naftë në ditë.
Abas Kasemi, drejtori ekzekutiv i kompanisë kombëtare iraniane të naftës, ka thënë se pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe fillimit të zbatimit të ekonomisë së rezistencës, Irani është bërë njëri nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës dhe ka shtuar se në muajt e ardhshëm pritet që RII të eksportojë nga 600 mijë deri në 800 mijë fuçi naftë në ditë. Kasemi duke folur në lidhje me shtimin e eksportit të naftës pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, tha se Irani është më afër standardeve ndërkombëtare sa i përket programit të reformave dhe rafinerive. Ai ka shtuar se shumë kompani ndërkombëtare të naftës kanë shprehur interesimin e tyre për blerjen e naftës dhe produkteve tjera petrokimike nga Irani.