Larixhani: Irani dhe Sri Lanka bashkëpunojnë ngushtë mes veti
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë se Irani dhe Sri Lanka gjithmonë kanë pasur bashkëpunim të mirë.
Z. Ali larixhani, kryetar i parlamentit islamik të Iranit, të shtunën pas takimit në Teheran me Karo Xhaja Sora, kryetar i Dhomës së përfaqësuesve të Sri Lankës, në një konferencë të përbashkët për gazetarë ka thënë: Irani dhe Sri Lanka në sferën ekonomike kanë zhvilluar negociata të frytshme në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimeve dypalëshe dhe përdorimit të kapaciteteve ekzistuese në këtë fushë si dhe në sektorin privat. Kryetari i Dhomës së përfaqësuesve të Sri Lankës ka thënë se Irani dhe Sri Lanka janë dakorduar për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, veçanërisht në sferën ekonomike.