Ruhani vlerëson kampionët e lojërave olimpike dhe para olimpike të RII
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46282-ruhani_vlerëson_kampionët_e_lojërave_olimpike_dhe_para_olimpike_të_rii
Presidenti i RII ka shpërblyer 10 kampionët e lojërave olimpike dhe para olimpike të RII.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 04, 2017 11:52 Europe/Tirane
  • Ruhani vlerëson kampionët e lojërave olimpike dhe para olimpike të RII

Presidenti i RII ka shpërblyer 10 kampionët e lojërave olimpike dhe para olimpike të RII.

Hasan Ruhani, president i RII, të shtunën në ceremoninë  e prezantimit të fituesve të medaljeve në lojërat olimpike dhe para olimpike Rio 2016 në Teheran, duke rikujtuar vitin e ekonomisë rezistente ka thënë: Ekonomia sportive mund të ndikojë në zhvillimin e turizmit sportiv dhe mund të ndikojë në eliminimin e iranofobisë në botë. Ruhani ka shtuar se garat ndërkombëtare në mundje të organizuar në Kermanshah, në perëndim të Iranit, kanë dëshmuar një mikpritje njerëzore për të gjithë dhe i kanë bërë me dije administratës amerikane dhe vendosja e vizave për qytetarët iranianë është një veprim i gabuar dhe populli i madh iranian nuk e meriton një gjë të këtillë.