Iran: Fillon puna e shtabit zgjedhor
Mars 05, 2017 07:30 Europe/Tirane
Shtabi Zgjedhor i Iranit të shtunën pasdite ka filluar punën e tij gjatë një takimi me pjesëmarrjen e Abdureza Rahmani Fazli, ministër i brendshëm i Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i brendshëm i Iranit pas hapjes së Shtabit të Zgjedhjeve të Iranit, ka vizituar pjesë të ndryshme të këtij shtabi dhe më këtë rast u njoh me veprimet e bëra për organizimin në nivel sa më të mirë të zgjedhjeve presidenciale dhe të këshillave lokal të Iranit. Sipas afatit kohor të caktuar, vullnetarët për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Iranit, mund të bëjnë regjistrimin nga data 12 deri më datën 16 mars.
Tags