Ruhani: Marrëdhëniet mes Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit janë strategjike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46386-ruhani_marrëdhëniet_mes_iranit_dhe_republikës_së_azerbajxhanit_janë_strategjike
Presidenti i RII i cilësoi vëllazërore dhe strategjike marrëdhëniet mes Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit dhe shtoi: “Zgjerimi i marrëdhënieve Teheran-Baku në sferat politike, ekonomike, kulturore, si dhe në cështjet rajonale e ndërkombëtare, është tepër i rëndësishëm”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2017 16:44 Europe/Tirane
  • Ruhani: Marrëdhëniet mes Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit janë strategjike

Presidenti i RII i cilësoi vëllazërore dhe strategjike marrëdhëniet mes Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit dhe shtoi: “Zgjerimi i marrëdhënieve Teheran-Baku në sferat politike, ekonomike, kulturore, si dhe në cështjet rajonale e ndërkombëtare, është tepër i rëndësishëm”.

Dr. Hasan Ruhani, presidenti i RII, priti sot në Teheran presidentin e Republikës së Azerbajxhanit z. Elham Aliev, ku theksoi se rritja e dukshme e vëllimit të shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Azerbajxhanit është tregues i qartë i vullnetit të të dyja vendeve për zgjerimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Duke folur për bashkëpunimet trepalëshe mes Iranit, Azerbajxhanit dhe Rusisë, si dhe mes Iranit, Azerbajxhanit dhe Turqisë, presidenti Ruhani tha: “Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve trepalëshe, janë arritur progrese të dukshme në forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon si dhe në zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit”. Nga ana e tij, presidenti i Azerbajxhanit z. Elham Aliev, marrëdhëniet e afërta dhe vëllazërore mes Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit i cilësoi si një dhuratë për rajonin dhe shtoi: “Marrëdhëniet politike Teheran-Baku janë në nivelin më të lartë dhe të dyja vendet përkrahin nëjri-tjetrin në të gjitha organizatat ndërkombëtare”.