Fadavi: Amerika nuk mund të përballet ushtarakisht me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46464-fadavi_amerika_nuk_mund_të_përballet_ushtarakisht_me_iranin
Komandanti i forcave detare të gardës revolucionare Sepah të Iranit tha se Amerika nuk ka kapacitetin e duhur që të përballet ushtarakisht me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 07, 2017 05:12 Europe/Tirane
  • Fadavi: Amerika nuk mund të përballet ushtarakisht me Iranin

Komandanti i forcave detare të gardës revolucionare Sepah të Iranit tha se Amerika nuk ka kapacitetin e duhur që të përballet ushtarakisht me Iranin.

Kolonel Ali Fadavi, tha se hegjemonistët perëndimorë sa herë që u vjen ndërmend që të sulmojnë Iranin, ata me analizën më të vogël ndërrojnë mendim dhe shtoi: Hegjemonistët me veprimtarinë e tyre iranofobe do të pësojnë dëme të shumta ndërkohë që përfitimet për ta janë të pakta. Më tutje z. Fadavi tha se fuqia ushtarake e Amerikës nuk është asgjë përballë besimit dhe shpirtit martirizues të luftëtarëve të islamit dhe shtoi se amerikanët dhe ndjekësit e tyre në rajon, kanë dështuar në përballje me revolucionin islamik dhe luftëtarët myslimanë. Armiqtë e islamit, edhe kundrejt popullit jemenas nuk kanë arritur as edhe fitoren më të vogël.