Ruhani: Lufta e sotme është lufta e vullneteve
(last modified Wed, 08 Mar 2017 21:46:09 GMT )
Mars 08, 2017 22:46 Europe/Tirane
  • Ruhani: Lufta e sotme është lufta e vullneteve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke deklaruar se asnjë armë nuk është më e fuqishme, sesa besimi, rezistenca dhe uniteti i popullit, shtoi se lufta e sotme në sfera të ndryshme është luftë e vullneteve.

Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, duke folur në Kongresin ndërkombëtar për nderimin e kujtimit të dëshmorëve të botës islame, që u organizua në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit, theksoi:” Të rinjtë iranianë, gjatë 8 viteve të mbrojtjes së shenjtë fituan në sajë të vullnetit të hekurt, ashtu si Hezbollahu i Libanit fitoi në luftën e vullneteve me regjimin sionist.” Në vazhdim, presidenti Ruhani theksoi:” Të rinjtë besimtarë të Hezbollahut libanez, pa pajisje ushtarake arritën të fitojnë përballë regjimit kriminel, okupator,fëmijëvrasës dhe bastard sionist në luftën 33 ditore, duke thyer mitin e pathyeshmërisë së këtij regjimi”. Duke folur për blerjen masive të armëve perëndimore nga disa vende të rajonit, presidenti iranian tha:” Blerja e armatimeve dhe pajisjeve moderne ushtarake nuk con në fitore, sepse populli i varfër i Jemenit, me vullnet të pathyeshëm ka mundur të dalë fitimtar ndaj agresorëve”.” Ajo cka e nxjerr fitimtar Iranin përballë Amerikës, regjimit sionist dhe shërbëtorëve të tyre, nuk janë vetëm armët, por mbi të gjitha, besimi, vullneti, durimi, uniteti dhe qëndresa e popullit iranian”-deklaroi presidenti i RII.       

 

Tags