Vazhdojnë bisedimet e Boruxherdit në Serbi
(last modified Thu, 09 Mar 2017 06:44:53 GMT )
Mars 09, 2017 07:44 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë bisedimet e Boruxherdit në Serbi

Kryetari i komisionit për siguri kombëtare në Parlamentin Islamik të Iranit në vazhdën e vizitës së tij në Serbi, është takuar me kryetaren e Parlamentit dhe me kryetarin e grupit të miqësisë parlamentare të Serbisë dhe Iranit dhe ka theksuar zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Alaudin Baoruxherdi, kryetari i komisionit për siguri kombëtare në Parlamentin Islamik të Iranit, të mërkurën në takim me Maja Gojkoviç, kryetare e Parlamentit të Serbisë që u zhvillua në Beograd, deklaroi se heqja e regjimit të vizave mes të dy vendeve, vendosja e linjave të drejtpërdrejta ajrore mes të dy vende dhe themelimi i zyrës tregtare të Iranit në Beograd, do të shtojë bashkëpunimet dhe tregtare dhe turistike mes të dy vendeve. Boruxherdi shtoi se terrorizmi dhe kontrabanda e lëndëve narkotike është problemi i përbashkët i të dy rajoneve, Ballkanit dhe Lindjes së Mesme dhe ka deklaroi gatishmërinë e Iranit për bashkëpunim, për shkëmbim të informacioneve dhe eksperiencave në luftën kundër terrorizmit. Nga ana tjetër, Maja Gojkoviç, kryetare e Parlamentit të Serbisë gjithashtu, në këtë takim deklaroi se bashkëpunimi me Iranin në institucionet ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm dhe u shpreh optimist se Serbia dhe Irani të mbrojnë interesat e njëri-tjetrit në institucionet ndërkombëtare si OKB dhe UNESCO. Kryetari i komisionit për siguri kombëtare në Parlamentin Islamik të Iranit gjithashtu në takim me Meho Omeroviç, kryetari i grupit për miqësi parlamentare të Serbisë dhe Iranit, deklaroi se grupet e miqësisë parlamentare janë institucione me ndikim më të madh në zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve dhe kërkoi organizimin e takimeve periodike mes grupeve të miqësisë parlamentare në parlamentet e të dy vendeve. Meho Omeroviç, kryetari i grupit për miqësi parlamentare të Serbisë dhe Iranit në këtë takim gjithashtu tha se Irani është një vend i fuqishëm dhe kërkoi zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike dhe teknike mes të dy vendeve. Vlen të theksohet se kryetari i komisionit për siguri kombëtare në Parlamentin Islamik të Iranit të martën në krye të një delegacioni parlamentare ka shkuar për një vizitë në Serbi.

Tags