Gjeneral Salehi: Arroganca botërore ka dështuar në të gjitha fushat
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46626-gjeneral_salehi_arroganca_botërore_ka_dështuar_në_të_gjitha_fushat
Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se Irani nuk ka nevojë të sigurojë pajisjet ushtarake nga jashtë dhe së shpejti do të prezantojë një sistem raketor shumë më efikas se sa sistemi reaketor S-300.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 09, 2017 09:02 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salehi: Arroganca botërore ka dështuar në të gjitha fushat

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se Irani nuk ka nevojë të sigurojë pajisjet ushtarake nga jashtë dhe së shpejti do të prezantojë një sistem raketor shumë më efikas se sa sistemi reaketor S-300.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se gjeneral Atallah Salehi të enjten në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Komandës së Ushtrisë në Teheran, shtoi se populli i Iranit e ndjen pavarësinë dhe sovranitetin e vendit të tij nëpërmjet fuqisë ushtarake. Gjeneral Salehi gjithashtu tha se arroganca botërore sot ka dështuar në fushën e saj administrative dhe në fushat e tjera dhe së shpejti do të shkatërrohet. Komplotet dhe kërcënimet e arrogancës botërore dhe sionizmi ka fytyra dhe metoda të reja, mirëpo këto kërcënime kanë dështuar në vendet si në Irak dhe Siri.