Mirëpritet bashkëpunimi mes bibliotekave të Iranit dhe Greqisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46640-mirëpritet_bashkëpunimi_mes_bibliotekave_të_iranit_dhe_greqisë
Konsulli kulturor i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Athinë ka mirëpritur zgjerimin e bashkëpunimit mes bibliotekave kombëtare të Iranit dhe Greqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 09, 2017 12:38 Europe/Tirane
  • Mirëpritet bashkëpunimi mes bibliotekave të Iranit dhe Greqisë

Konsulli kulturor i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Athinë ka mirëpritur zgjerimin e bashkëpunimit mes bibliotekave kombëtare të Iranit dhe Greqisë.

Ali Muhamed Hameli, në takimin me Filips Cimpogalos drejtor i bibliotekës kombëtare të Greqisë tha se në dy dekadat e kaluara aktiviteti i bibliotekës kombëtare të Iranit është zgjeruar së tepërmi duke e kthyer këtë bibliotekë në një kapital të çmuar shkencor dhe spiritual. Për çdo ditë me qindra studiues dhe hulumtues shfrytëzojnë burimet e kësaj biblioteke. Nga ana e tij drejtori i bibliotekës kombëtare të Greqisë në këtë takim mirëpriti zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh mes bibliotekës kombëtare të Greqisë dhe asaj kombëtare të Iranit.