Armët bërthamore të regjimit sionist, kërcënim kundër sigurisë globale
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në ANEA deklaroi se armët bërthamore të Izraelit janë kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe ka kërkuar kryerjen e hetimeve serioze nga ana e ANEA në lidhje me armët bërthamore të regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Reza Naxhafi të enjten në ditën e fundit të mbledhjes periodike gjatë muajit mars të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA, vuri në dukje dënimin e ashpër të programeve bërthamore të regjimit sionist nga ana e vendeve anëtare të NAM-it dhe kërkoi një përkushtim më të saktë të ANEA për trajtimin serioz të kësaj çështje. Reza Naxhafi në vazhdim vuri në dukje edhe kërkesat e përsëritshme të Bashkësisë Ndërkombëtare të paraqitur në kuadër të rezolutave të miratuara nga ANEA dhe nga konferencat për rishikimin e Traktatit për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Bërthamore për të detyruar regjimin sionist që të nënshkruajë traktatin NPT dhe vendosjen e të gjitha objekteve bërthamore nën vëzhgimin e ANEA. Ai shtoi: "Për fat të keq regjimi sionist gjatë viteve të kaluara duke anashkaluar kërkesat legjitime të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe me mbështetjen verbale të vendeve perëndimore, ka shkelur në mënyrë të hapur të gjithë ligjet dhe rregullat ndërkombëtare dhe ka vazhduar të zhvillojë edhe më tepër programin bërthamor ushtarak të tij". Vlen të theksohet se përfaqësuesit e Egjiptit, Jordanisë dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë dënuar gjithashtu mbështetjen e disa vendeve perëndimore ndaj programit bërthamor të regjimit sionist dhe kanë kërkuar nënshkrimin e pakusht të NPT nga ana e regjimit sionist.