Shënohet progres në negociatat mes Iranit dhe Arabisë Saudite rreth Haxhit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46712-shënohet_progres_në_negociatat_mes_iranit_dhe_arabisë_saudite_rreth_haxhit
Këshilltari i ministrit të punëve të jashtme të Iranit ka deklaruar se në bisedimet me autoritetet e Arabisë Saudite rreth zgjidhjes së problemeve në lidhje me çështjen e Haxhit, është shënuar progres i mirë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2017 11:40 Europe/Tirane
  • Shënohet progres në negociatat mes Iranit dhe Arabisë Saudite rreth Haxhit

Këshilltari i ministrit të punëve të jashtme të Iranit ka deklaruar se në bisedimet me autoritetet e Arabisë Saudite rreth zgjidhjes së problemeve në lidhje me çështjen e Haxhit, është shënuar progres i mirë.

Husejn Shejkhul-islam, këshilltari i ministrit të jashtëm të Iranit, në një intervistë me gazetën "Ra'jul-Jeum", ka thënë se është arritur progres i madh në lidhje me zgjidhjen e problemeve për dërgimin e haxhinjve iranianë në ceremoninë e Haxhit si marrjen e vizave, vizitën e vendeve të shenjta të Ehli Bejtit (a.s.) në varrezat Baki'e dhe organizimin e ceremonisë për deklarimin e distancimit ndaj jobesimtarëve në Mina, në negociatat që janë zhvilluar me autoritetet saudite. Shejkhul-islam ka shtuar se ministri i saudit për çështje të Haxhit ka dhënë zotime se do të garantohet siguria dhe respekti i dinjitetit të haxhinjve iranianë dhe pa kurrfarë pengese atyre do t'i ofrohen shërbimet përkatëse.