Përurohet tanku "Kerrar", tanku i parë i sofistikuar prodhim iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46846-përurohet_tanku_kerrar_tanku_i_parë_i_sofistikuar_prodhim_iranian
Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se tanku "Kerrar", është tanku i parë i sofistikuar prodhim iranian.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 12, 2017 08:38 Europe/Tirane
  • Përurohet tanku

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se tanku "Kerrar", është tanku i parë i sofistikuar prodhim iranian.

Gjeneral Husejn Dehkan, ministri i mbrojtjes së Iranit, të dielën në ceremoninë e përurimit të tankut "Kerrar", deklaroi se modernizimi i pajisjeve të blinduara luftarake është një prej strategjive kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit në fushën e luftë tokësore dhe ky tank është simbol i forcës së Iranit. Tanku i sofistikuar prodhim i Iranit me emrin "Kerrar" ka kapacitete të shumta dhe është simbol i zgjuarsisë së lartë dhe të aftësisë së jashtëzakonshme të ekspertëve të industrisë së Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit dhe konsiderohet një prej shembujve më të qartë të ekonomisë rezistente dhe të neutralizimit të sanksioneve kundër Iranit. Tanku "Kerrar" mund të konkurrojë me tanket më të sofistikuara të botës në fushën e forcës, precizitetit të goditjes, mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë në betejën e luftës,- tha ndër të tjera ministri i mbrojtjes së Iranit.