Ndryshimet aktuale në SHBA nuk ndikojnë aspak në fuqinë e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46882-ndryshimet_aktuale_në_shba_nuk_ndikojnë_aspak_në_fuqinë_e_iranit
Komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se ndryshimi i presidentin në Amerikë dhe çdo ndryshim tjetër, nuk do të ndikojë aspak në fuqinë e sistemit të Republikës Islamike të Iranit në botë e në veçanti, në rajonin e Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 12, 2017 16:43 Europe/Tirane
  • Ndryshimet aktuale në SHBA nuk ndikojnë aspak në fuqinë e Iranit

Komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se ndryshimi i presidentin në Amerikë dhe çdo ndryshim tjetër, nuk do të ndikojë aspak në fuqinë e sistemit të Republikës Islamike të Iranit në botë e në veçanti, në rajonin e Lindjes së Mesme.

Admiral Ali Fadavi, komandant i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, duke folur mbi qëndrimet dyfytyrëshe të Amerikës në zbatimin e angazhimeve ndërkombëtare kundrejt Iranit, deklaroi:” Amerika ka është burimi i sherrit dhe i padrejtësive në botë dhe synon vetëm realizimin e interesave të saj, ndërsa Irani vazhdon të ruajë fuqinë e tij në botë dhe çdo ditë arrin suksese të reja”. Duke theksuar se komplotet anti-iraniane të Uashingtonit kanë dështuar, admiral Fadavi shtoi:” Amerikanë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të eliminuar fuqinë mbrojtëse të Iranit, por nuk kanë arritur rezultatin që dëshironin”. Fuqia e sistemit të Republikës Islamike të Iranit gjithmonë i ka shkatërruar planet e fuqive arrogante”-përfundoi komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit.