12 filma të huaj konkurrojnë në festivalin ndërkombëtar të filmit Faxhr
Zyra për informim publik i festivalit ndërkombëtar të filmit Faxhr njoftoi se në këtë festival do të konkurrojnë 12 filma të huaj dhe 3 filma iranianë.
Filmat janë dërguar kryesisht nga Kina, Turqia, Kolumbia, Argjentina, Letonia, Polonia, Bullgaria, Rusia, Meksika, Indonezia, Franca dhe Spanja. Disa prej pjesëmarrësve në këtë festival konkurrojnë për herë të parë dhe filma e tyre shfaqen për herë të parë në ekran. Filmat do të analizohen nga juria e përbërë nga 5 ekspertë. Në festivalin e 35-të ndërkombëtar të filmit Faxhr do të jepen çmimet Feniksi për regjisorin më të mirë, skenarin më të mirë, artistët më të mirë, kameramanët më të mirë, muzikën, koreografinë dhe stilistin më të mirë. Festivali i 35-të ndërkombëtar i filmit Faxhr do të zhvillohet nga data 21-28 prill të vitit 2017 nën drejtimin e Reza Mirkaremi, regjisor i njohur iranian.