Nënshkruhet kontrata e bashkëpunimit mes Kermanmotor dhe Hyundai
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46966-nënshkruhet_kontrata_e_bashkëpunimit_mes_kermanmotor_dhe_hyundai
Kompania iraniane e prodhimit të makinave Kermanmotor, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë koreane Hyundai për prodhimin e makinave të tipit Elentra, Accent dhe Hyundai I20. Kontrata mes këtyre dy kompanive u nënshkrua dje në qytetin Bam të provincës Kerman.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2017 03:48 Europe/Tirane
  • Nënshkruhet kontrata e bashkëpunimit mes Kermanmotor dhe Hyundai

Kompania iraniane e prodhimit të makinave Kermanmotor, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë koreane Hyundai për prodhimin e makinave të tipit Elentra, Accent dhe Hyundai I20. Kontrata mes këtyre dy kompanive u nënshkrua dje në qytetin Bam të provincës Kerman.

Saman Firuzi, drejtori i përgjithshëm i kompanisë prodhuese të makinave Kermanmotor ka thënë se sipas kontratës së nënshkruar me kompaninë Hyundai është rënë dakord që në vit të prodhohen 12 mijë makina të tipit Elantra, 24 mijë makina I20 dhe 12 mijë makina të llojit Accent. Ai ndër të tjera shtoi se deri në shtator të këtij viti në kompaninë Kermanmotor do të instalohet linja e prodhimit të makinave Hyundai dhe tha se kjo kompani jugkoreane është zotuar që të lidhë prodhimet e Kermanmotor me rrjetin shitës të Hyundai në të gjithë botën. Pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 është zgjeruar shumë bashkëpunimi mes kompanive iraniane të prodhimit të makinave dhe kompanive të huaja. Më herët kompania iraniane Irankhodro ka nënshkruar kontrata me kompaninë Peugeot dhe më kompaninë Citroen.