Xhaberi Ansari: Negociatat e Astanasë drejt progresit
Kreu i delegacionit iranian në takimin e Astanasë, foli mbi progresin e negociatave të këtij takimi për zgjidhjen e krizës siriane.
Husein Xhaberi Ansari, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, tha se në bisedimet me përfaqësuesit e Rusisë dhe Turqisë janë arritur progrese për stabilizimin e paqes në Siri dhe për zbatimin e plotë të akordit të armëpushimit. Në raundin e tretë të bisedimeve të Astanasë është diskutuar për eliminimin e minave dhe për shkëmbimin e të burgosurve nga palët në Siri. Sot delegacioni iranian ka pasur takime të ndara me delegacionet e Rusisë dhe të Turqisë në kuadër të takimit të Astanasë. Nesër pritet të mbahen negociatat kryesore të takimit të Astanasë mes përfaqësuesve të Iranit, Rusisë, Turqisë, Jordanisë, Bashar Xhaafari të qeverisë siriane dhe përfaqësuesit të OKB. Raundet e mëparshme të bisedimeve në Astana kushtuar krizës siriane janë organizuar më 23 dhe 24 janar dhe më 15 dhe 16 shkurt. Kriza në Siri ka nisur në vitin 2011 pas sulmeve të grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre si Turqia të cilët kanë për qëllim rrëzimin e presidentit Bashar Asad.