Kasemi: terroristët hakmerren ndaj popullit të pafajshëm sirian
(last modified Thu, 16 Mar 2017 07:40:15 GMT )
Mars 16, 2017 08:40 Europe/Tirane
  • Kasemi: terroristët hakmerren ndaj popullit të pafajshëm sirian

Zëdhënësi i Ministrisë se Punëve të Jashtme të Iranit, dekoroi se terroristët për tu hakmarrë për disfatat e tyre të njëpasnjëshme në Siri kanë nisur të sulmojnë popullin e pafajshëm të Sirisë.

Duke reaguar ndaj sulmit të krye dje në damask kryeqytetin e Sirisë, Behram Kasemi tha se terroristët nuk kanë mundur të dalin fitimtarë përballë frontit ushtarak dhe politik të Sirisë dhe për këtë si mjet hakmarrës kanë nisur të godasin civilët e pafajshëm. Ndër të tjera zëdhënësi Kasemi tha se terroristëve gjakpirës në Siri dhe në Irak po u numërohet ditët e fundit  dhe shumë shpejt forcat popullore dhe të ushtrisë rezistente të këtyre vendeve do të çlirojnë vendin nga prania e terroristëve. Dje televizioni shtetëror i Sirisë bëri të ditur se një shpërthim i dytë ka ndodhur në pjesën veriore të kryeqytetit Damask. Ky shpërthim ka ndodhur në një restorant në një park të lagjes Rebuh në veriperëndim të Damaskut. Televizioni sirian njoftoi se dhjetëra civilë sirianë janë vrarë dhe plagosur në këtë shpërthim terrorist, por nuk dihet ende numri i saktë i viktimave. Në një shpërthim të ndodhur mesditën e sotme në ndërtesën e quajtur “Pallati i Drejtësisë” në Damask, të paktën 31 persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën.

 

 

Tags