Anglia kërkon përmirësimin e  marrëdhënieve ekonomike me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47116-anglia_kërkon_përmirësimin_e_marrëdhënieve_ekonomike_me_iranin
Në kohën kur Anglia do të nisë procesin e Brexit nga BE, Londra kërkon të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 16, 2017 05:10 Europe/Tirane
  • Anglia kërkon përmirësimin e  marrëdhënieve ekonomike me Iranin

Në kohën kur Anglia do të nisë procesin e Brexit nga BE, Londra kërkon të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike me Iranin.

Ministri i tregtisë së Anglisë ka thënë se ministria që ai drejton po mundohet të gjejë rrugët ligjore për të shtuar shkëmbimet tregtare dhe monetare me Iranin me qëllim që tregtia e Anglisë me Iranin të përmirësohet. Në një takim të parlamentit anglez ai shpresoi që ekspertët e ministrisë së tregtisë deri në fund të këtij muaji të përfundojnë hulumtimet e tyre për mënyrën e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Iranin. Vlen të theksohet se Parlamenti britanik miratoi ligjin për “Brexit”, duke i hapur rrugën qeverisë që të aktivizojë “nenin 50”, në mënyrë që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian. Miratimi i ligjit u bë pasi anëtarët e Dhomës së Lordëve u tërhoqën nga çështja e së drejtës për rezidencën europiane dhe një tjetër votim për paktin përfundimtar të “Brexit”-it, pasi vërejtjet e tyre u refuzuan nga deputetët. Tashmë pritet që projektligji të marrë lejen mbretërore dhe të shndërrohet në ligj, duke i dhënë mundësinë kryeministres Theresa May që të nisë bisedimet e largimit sa më parë. Parlamenti britanik miratoi ligjin për “Brexit”, ndërsa kryeministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon tha se do të zhvillojë një referendum të dytë për pavarësinë e Skocisë, i cili parashikohet thuajse në të njëjtën kohë me fundin e negociatave për “Brexit”. Burime nga qeveria britanike informojnë se kryeministrja May nuk do të nxitojë për të aktivizuar “nenin 50” dhe pritet që të lajmërojë zyrtarisht BE-në për qëllimin britanik për t’u larguar në fund të muajit, duke i hapur rrugën një procesi që pritet të zgjasë dy vite.