Zarif: Sanksionet amerikane kundër Iranit do të japin rezultat të kundërt
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47130-zarif_sanksionet_amerikane_kundër_iranit_do_të_japin_rezultat_të_kundërt
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se vendosja e sanksioneve të SHBA kundër Iranit do të ketë rezultat të kundërt si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 16, 2017 15:10 Europe/Tirane
  • Zarif: Sanksionet amerikane kundër Iranit do të japin rezultat të kundërt

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se vendosja e sanksioneve të SHBA kundër Iranit do të ketë rezultat të kundërt si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Muhamed Xhevad Zarif, ministër i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në një intervistë me kanalin televiziv Al Mejadin, i cilësoi të padobishme sanksionet e imponuara nga Amerika kundër Iranit dhe shtoi: ”Irani është i mendimit se faktori që u bë shkak që Amerika të zhvillojë bisedime bërthamore me Iranin nuk ishte pozita e dobët e Iranit, sepse gjatë mandatit të Barak Obamas, Uashingtoni i provoi të gjitha opsionet kundër Teheranit". “Sanksionet e SHBA jo vetëm që nuk ndikuan në sektorin ekonomik të Iranit, por ato nuk ndikuan as në skenën politike dhe gjatë periudhës së sanksioneve Irani i forcoi potencialet e tij në programin paqësor bërthamor”-deklaroi Zarif. Duke folur për rolin negativ të Izraelit dhe Arabisë Saudite gjatë bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe G 5+1, shefi i diplomacisë iraniane tha:” Pas përfundimit të bisedimeve bërthamore në Korrik 2015, regjimi i Izraelit dhe regjimi Al Saud bënë përpjekje të shumta që nëpërmjet Kongresit amerikan dhe kanaleve të tjera të pengojnë zbatimin e marrëveshjes bërthamore”. Shefi i diplomacisë iraniane regjimin e Izraelit e cilësoi këcënimin më të madh bërthamor për rajonin dhe për botën dhe shtoi:”regjimi i Izraelit si shkelës i të drejtave të palestinezëve dhe kërcënimi më i madh bërthamor në botë, tashmë ndjek politika armiqësore ndaj të gjitha vendeve të rajonit si Libani, Palestina, Jordania, Siria madje edhe ndaj Egjiptit”. Duke folur për Turqinë, Zarif e cilësoi atë si një vend të rëndësishëm dhe fqinj të Iranit dhe shtoi:”Turqia duhet të pengojë dërgimin e armëve dhe burimeve të reja financiare për grupet terroriste në Siri dhe ky duhet të jetë roli themelor i Ankarasë në krizën siriane”. “Irani ka marrëdhënie speciale me Turqinë në fushën ekonomike, tregtare dhe të tranzitit”- përfundioi ministri i Jashtëm iranian.