Kreu i BQI optimist mbi rritjen ekonomike në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47210-kreu_i_bqi_optimist_mbi_rritjen_ekonomike_në_iran
Kreu i Bankës Qendrore të Iranit është shprehur optimist për të ardhmen ekonomike të Iranit. Valiullah Sejf, në një mesazh të tij në Twitter, vuri në dukje se inflacioni i vitit të kaluar në Iran ka qenë 9% ndërsa rritja e PBB ka qenë 11.6%.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 18, 2017 04:47 Europe/Tirane
  • Kreu i BQI optimist mbi rritjen ekonomike në Iran

Kreu i Bankës Qendrore të Iranit është shprehur optimist për të ardhmen ekonomike të Iranit. Valiullah Sejf, në një mesazh të tij në Twitter, vuri në dukje se inflacioni i vitit të kaluar në Iran ka qenë 9% ndërsa rritja e PBB ka qenë 11.6%.


Pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, niveli i prodhimit dhe i eksportit të naftës së Iranit arriti kuotën  që ishte para sanksioneve ndërsa ekonomia iraniane po rimerr pjesën e saj që i takon në tregun botëror të naftës. Sa i përket rritjes ekonomike pa ndikimin e naftës në Iran, kreu i BQI tha se në tre muajt e parë të vitit të kaluar rritja ekonomik ka qenë -1.5% ndërsa në tre muajt e dytë dhe të të tretë u rrit në 2.8% dhe 4.6%. Kreu i BQI tha se rritja dhe progresi i ekonomisë në sektorin e naftës ka ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik të sektorëve jo naftore.