Irani bie dakord me Arabinë Saudite për çështjen e Haxhit
(last modified Sat, 18 Mar 2017 07:17:28 GMT )
Mars 18, 2017 08:17 Europe/Tirane
  • Irani bie dakord me Arabinë Saudite për çështjen e Haxhit

Instituti i Haxhit dhe Pelegrinazhit në Iran deklaroi se Arabia Saudite ka pranuar kushtet e Iranit për dërgimin e haxhinjve në ceremoninë e Haxhit për vitin 2017.

Instituti i Haxhit dhe pelegrinazhit në Iran ditën e premte doli me një deklaratë ku thuhet: Sipas direktivave të dhëna nga lideri suprem dhe me masat e marra nga funksionarët, janë krijuar kushtet e përshtatshme për shërbime mjekësore, konsullore dhe shërbime të tjera të nevojshme për 85 mijë pelegrinë iranianë që ata të kryejnë me dinjitet, siguri dhe krenari haxhin e këtij viti. Në këtë deklaratë thuhet se së shpejti do të publikohen rezultatet e bisedimeve me palën saudite rreth martirëve iranianë në ceremoninë e kaluar të Haxhit në Arabinë Saudite. Hamid Muhamedi kreu i institutit të Pelegrinazhit dhe Haxhit në Iran tha se ndër kushtet e vendosura nga Irani për rinisjen e pelegrinazhit të shtetasve iranianë në Haxh ishte vendosja e mbështetjes juridike dhe konsullore për shtetasit iranian, pagimi i dëmshpërblimit për 464 pelegrinë iranianë që humbën jetën në Mina, respektimi i dinjitetit njerëzor të pelegrinëve, respektimi i kushteve të sigurisë për pelegrinët dhe krijimi i kushteve që ata në siguri dhe në qetësi të kryejnë ritet e tyre gjatë Haxhit. Vitin e kaluar Arabia Saudite ka ndaluar pelegrinët iranianë dhe sirianë që të marrin pjesë në ceremoninë e Haxhit. Në vitin 2015 për shkak të neglizhencës së autoriteteve saudite, 464 pelegrinë iranianë humbën jetën në festën e Kurban Bajramit në Mina.

Tags