Ruhani: Deklaratat e liderit suprem u kanë dhënë kurajo aktivistëve ekonomikë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47422-ruhani_deklaratat_e_liderit_suprem_u_kanë_dhënë_kurajo_aktivistëve_ekonomikë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një letre dërguar liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ka vlerësuar lartë propozimet e tij të ofruara në mesazhin e festës së Nevruzit dhe ka thënë se këto propozime u kanë dhënë kurajo aktivistëve ekonomikë dhe të gjithë drejtuesve të sektorit ekonomik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 22, 2017 10:02 Europe/Tirane
  • Ruhani: Deklaratat e liderit suprem u kanë dhënë kurajo aktivistëve ekonomikë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një letre dërguar liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ka vlerësuar lartë propozimet e tij të ofruara në mesazhin e festës së Nevruzit dhe ka thënë se këto propozime u kanë dhënë kurajo aktivistëve ekonomikë dhe të gjithë drejtuesve të sektorit ekonomik.

Z. Hasan Ruhani theksoi se mbledhja e parë e qeverisë do t'i kushtohet ndarjes së punës dhe përgjegjësive kombëtare për shtimin e prodhimit të brendshëm dhe shtimit të vendeve të punës. Hasan Ruhani të mërkurën në këtë letër ka thënë: "Padyshim se mbështetja e vazhdueshme e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit mund të jetë bazë kryesore për koordinimin e të gjitha institucioneve shtetërore për të çuar përpara programet dhe prioritetet ekonomike të vendit, sidomos për krijimin e vendeve të reja të punës". Ruhani shtoi: "Kam bindjen se me përkushtimin e thellë të qeverisë në zbatimin e politikave të ekonomisë rezistente e cila ka shënuar një zhvillim të rëndësishëm në sektorin e prodhimit vendor dhe në shtimin e eksportit jonaftor kundrejt importit si dhe në krijimin e vendeve të reja të punës, padyshim se do të arrihen zhvillime më të mëdha në të gjitha fushat sidomos në sektorin e prodhimit vendor dhe në krijimin e vendeve të reja të punë". Vlen të theksohet se Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të hënën në mesazhin me rastin e fillimit të vitit të ri 1396 haxhri shamsi, këtë vit e ka emëruar vit i "Ekonomisë Rezistente: prodhim dhe punësim". Ajetullah Khamenei në mesazhin e tij ka kërkuar përkushtim më serioz nga qeveria e Iranit për të çuar përpara politikat e ekonomisë rezistente duke ndarë çështjet prioritet duke u përqendruar më shumë në shtimin e prodhimit dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.