Inaugurohen 15 projekte të rëndësishme industriale në Khorasanin Jugor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47446-inaugurohen_15_projekte_të_rëndësishme_industriale_në_khorasanin_jugor
Nëpërmjet një video-konference, presidenti i Republikës Islamike të Iranit urdhëroi fillimin e punës së 15 projekteve të rëndësishme industriale, ekonomike dhe infrastrukturore në provincën e Khorasanit Jugor në lindje të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 22, 2017 14:47 Europe/Tirane
  • Inaugurohen 15 projekte të rëndësishme industriale në Khorasanin Jugor

Nëpërmjet një video-konference, presidenti i Republikës Islamike të Iranit urdhëroi fillimin e punës së 15 projekteve të rëndësishme industriale, ekonomike dhe infrastrukturore në provincën e Khorasanit Jugor në lindje të Iranit.

Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, inauguroi qendrën e cisternave të depozitimit të naftës në rajonin Birxhand dhe theksoi se këto depozita madhështore do të shtojnë potencialet e Iranit për depozitimin dhe eksportimin e naftës. Në këto depozita që shtrihen në një sipërfaqe prej 25 hektarë, do të depozitohen 105 milionë litra naftë që do të eksportohen kryesisht në Afganistan. Gjithashtu u inaugurua edhe stadiumi i ri modern i qytetit Birxhand, ndërtimi i të cilit kishte filluar në vitin 2006. Presidenti iranian gjatë vizitës njëditore në provincën e Khorasanit Jugor inauguroi edhe 13 projekte të tjera kryesisht në sektorët e ujësjellësit, energjisë elektrike dhe të gazit.