Detajet e vizitës së presidentit iranian në Moskë
Sekretari për marrëdhëniet me mediat i Presidencës së Iranit deklaroi se të hënën e ardhshme presidenti i Republikës Islamike të Iranit do të zhvillojë një vizitë të rëndësishme në Moskë me ftesë të presidentit rus Vladimir Putin.
Parviz Ismaili, sekretar për marrëdhëniet me mediat i Presidencës, deklaroi se presidenti iranian z. Hasan Ruhani gjatë kësaj vizite do të takohet me homologun rus Vladimir Putin dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Rusisë dhe gjatë këtyre takimeve do të diskutohet mbi thellimin e bashkëpunimit Teheran-Moskë në sektorët politikë, ekonomike, tregtarë, kulturorë, shkencorë dhe ushtarakë. ”Gjatë takimeve në Moskë, presidenti Ruhani do të diskutojë edhe çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare”-deklaroi z. Ismaili duke shtuar: ”Vizita e z. Ruhani në Moskë do të finalizohet me nënshkrimin e shumë marrëveshjeve të rëndësishme të bashkëpunimit ekonomik, energjitik, ushtarak dhe infrastrukturor mes Iranit dhe Rusisë”.