Presidenti iranian viziton provincën Kurdistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47570-presidenti_iranian_viziton_provincën_kurdistan
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sot arriti në qytetin Sanandaxh, qendër e provincës Kurdistan, në perëndim të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2017 09:05 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian viziton provincën Kurdistan

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sot arriti në qytetin Sanandaxh, qendër e provincës Kurdistan, në perëndim të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën së bashku me disa ministra dhe funksionarë të tjerë të qeverisë së Iranit, po zhvillon një vizitë në provincën Kurdistan. Presidenti iranian në qytetin Sanandaxh u pri nga Abudlmuhamed Zahedi, kryetari i provincës Kurdistan dhe nga funksionarë të tjerë të pushtetit lokal në këtë provincë. Presidenti iranian gjatë kësaj vizite do të inaugurojë edhe disa projekte zhvillimore të kësaj province.