Inaugurohen disa projekte urbane, industriale dhe ekonomike në Kurdistanin e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47572-inaugurohen_disa_projekte_urbane_industriale_dhe_ekonomike_në_kurdistanin_e_iranit
Pesë projekte të mëdha në sektorin e ujit, dy projekte në sektorin e bujqësisë dhe tre projekte industriale u inauguruan sot në provincën Kurdistan në prani të presidentit të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 25, 2017 09:19 Europe/Tirane
  • Inaugurohen disa projekte urbane, industriale dhe ekonomike në Kurdistanin e Iranit

Pesë projekte të mëdha në sektorin e ujit, dy projekte në sektorin e bujqësisë dhe tre projekte industriale u inauguruan sot në provincën Kurdistan në prani të presidentit të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se me inaugurimin e pesë projekteve të mëdha të ujit janë krijuar 3453 vende të reja pune dhe janë investuar mbi 30 milion dollarë. Këto projekte përfshinë ndërtimin digës, ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në qytetin Sakaz, qendra për pastrimin e ujërave të zeza dhe ndërtimin e disa digave të tjera. Presidenti iranian gjatë kësaj vizite ka inauguruar edhe dy projekte të mëdha në sektorin e bujqësisë në rrethinën e qytetet Kamian dhe Sanandaxh. Presidenti iranian gjatë vizitës në provincën Sanandaxh gjithashtu mori pjesë edhe në inaugurimin e tre projekteve industriale si fabrikën për prodhimin e lëndëve kimike dhe metalurgjike të minierës Sepahan të Kurdistanit dhe dy fabrikave të tjera për prodhimin e koncentratesh dhe prodhimin e materialeve për implementimin e dhëmballëve. Presidenti iranian gjatë vizitës së tij në këtë provincë do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e disa projekteve të tjera zhvillimore në qytete të ndryshme të Kurdistanit të Iranit.