Presidenti i Iranit u nis drejt Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47696-presidenti_i_iranit_u_nis_drejt_rusisë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me ftesë zyrtare të Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, në krye të një delegacioni politik dhe ekonomik, është nisur drejt Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 27, 2017 09:23 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit u nis drejt Rusisë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me ftesë zyrtare të Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, në krye të një delegacioni politik dhe ekonomik, është nisur drejt Rusisë.

Z. Hasan Ruhani gjatë vizitës në Rusi shoqërohet nga ministri i jashtëm, nga ministri i naftës, ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë, si dhe nga shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, nga shefja e organizatës për mbrojtjen e ambientit, nga shefi i organizatës për trashëgimi kulturore dhe turizëm dhe nga guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës së tij dyditore në Moskë do të takohet dhe bisedojë me funksionarët e lartë të Rusisë në lidhje me marrëdhëniet dhe perspektivën e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral, investimit dhe progresit në zbatimin e projekteve të përbashkëta. Hasan Ruhani të hënën do të takohet me Dimitri Medvedev, kryeministrin e Rusisë, dhe do të bisedojë rreth çështjeve përkatëse me politikat e tregtisë mes Unionit Ekonomik të Euroazisë dhe Iranit. Presidenti i Iranit dhe presidenti i Rusisë do të takohen të martën.