Prania në ujërat e lira, strategji e forcave detare të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47732-prania_në_ujërat_e_lira_strategji_e_forcave_detare_të_iranit
Komandanti i forcave detare të ushtrisë së RII deklaroi se prania në ujërat e lira ndërkombëtare është pjesë e strategjisë së forcave detare të ushtrisë iraniane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 27, 2017 15:46 Europe/Tirane
  • Prania në ujërat e lira, strategji e forcave detare të Iranit

Komandanti i forcave detare të ushtrisë së RII deklaroi se prania në ujërat e lira ndërkombëtare është pjesë e strategjisë së forcave detare të ushtrisë iraniane.

Admiral Habibollah Sajari, komandant i forcave detare të ushtrisë së Iranit, tha se prania e forcave detare iraniane në ujërat e lira ndërkombëtare e shton potencialin dhe forcën preventive të Iranit. “Prania në Gjirin Aden, në Ngushticën Malaka, në Oqeanin Indian dhe në Detin e Omanit ka bërë që e gjithë bota të njohë forcat detare të Iranit, të cilat mund të shërbejnë në mënyrë efikase në luftën kundër terrorizmit në ujërat ndërkombëtare”- deklaroi Admiral Habibollah Sajari.