Reagim ndaj kërcënimit qesharak të ISIS kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47870-reagim_ndaj_kërcënimit_qesharak_të_isis_kundër_iranit
Sekretari i Këshillit për Mbrojtjen e Interesave të Sistemit të RII duke reaguar ndaj një mesazhi kërcënues grupit terrorist ISIS kundër Iranit, deklaroi: “Me kërcënimin më të vogël kundër Iranit, ISIS do të dënohet rëndë”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2017 15:51 Europe/Tirane
  • Reagim ndaj kërcënimit qesharak të ISIS kundër Iranit

Sekretari i Këshillit për Mbrojtjen e Interesave të Sistemit të RII duke reaguar ndaj një mesazhi kërcënues grupit terrorist ISIS kundër Iranit, deklaroi: “Me kërcënimin më të vogël kundër Iranit, ISIS do të dënohet rëndë”.

Mohsen Rezai, sekretar i Këshillit për Mbrojtjen e Interesave të Sistemit të RII, në një shkrim në adresën e tij në Instagram, theksoi: “Grupi terrorist ISIS që po arratiset nga Mosuli dhe Alepo, nëse kryen aktin më të vogël kërcënues në Iran apo kundër interesave të Iranit jashtë vendit, do të ndiqet dhe do të dënohet rëndë kudo që të jetë”. “Ajo që do ta gjejë ISIS-in do të jetë shumë me e rëndë, sesa disfata në Mosul dhe Alepo”-shtoi Rezai. Grupi terrorist ISIS, në prag të disfatës përfundimtare në Mosul dhe Raka, publikoi një video në gjuhën perse, ku kërcënoi për sulme terroriste kundër Iranit.