Kasemi: Mosndërhyrje dhe fqinjësi e mirë, politikë e përhershme e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47910-kasemi_mosndërhyrje_dhe_fqinjësi_e_mirë_politikë_e_përhershme_e_iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj deklaratës të takimit të krerëve të Ligës Arabe në Jordani, deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk ka nevojë të ndërhyjë në punëve e brendshme të vendeve të tjera dhe fqinjësia e mirë dhe mosndërhyrja, është politika e përhershme e Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 30, 2017 13:03 Europe/Tirane
  • Kasemi: Mosndërhyrje dhe fqinjësi e mirë, politikë e përhershme e Iranit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj deklaratës të takimit të krerëve të Ligës Arabe në Jordani, deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk ka nevojë të ndërhyjë në punëve e brendshme të vendeve të tjera dhe fqinjësia e mirë dhe mosndërhyrja, është politika e përhershme e Iranit.

Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të enjten duke shpreh keqardhje dhe pakënaqësi për përsëritjen e disa pretendimeve të kota kundër Iranit, tha: "Irani deri më tani ka respektuar gjithmonë të drejtën sovranitetit të shteteve dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera si një parim në përputhje me ligjet dhe standardet ndërkombëtare". Kasemi shtoi se disa krerë të vendeve arabe dhe islame në vend që të shqyrtojnë në mënyrë serioze çështjet më të rëndësishme të rajonit dhe të botës islame dhe rreziqet e përbashkëta që kërcënojnë të gjitha vendeve islame, po gabojnë në përcaktimin e mikut dhe armikut në politikat e tyre". Në lidhje me përsëritjen e pretendimeve të pabaza për tre ishujt iranianë, z. Bahram Kasemi theksoi: "Këta ishuj kanë qenë dhe do të jenë iranian dhe përsëritje e pretendimeve të tilla nuk do ta ndryshojnë realitetin historik".