Rritet prodhimi i metalit të katërt në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48052-rritet_prodhimi_i_metalit_të_katërt_në_iran
Prodhimet e fabrikës magneziumit në provincën Khorasani Jugor të Iranit ka arritur në nivelin e plotësimit të nevojave të Iranit për produktet e këtij metali.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 01, 2017 08:28 Europe/Tirane
  • Rritet prodhimi i metalit të katërt në Iran

Prodhimet e fabrikës magneziumit në provincën Khorasani Jugor të Iranit ka arritur në nivelin e plotësimit të nevojave të Iranit për produktet e këtij metali.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se kjo fabrikë e prodhimit të magniziumit në qytetin Ferdos në Khorasanin Jugor në lindje të Iranit është e vetmja fabrikë për prodhimin e këtij metali në Lindjen e Mesme dhe xehja e këtij metali gjendet në masë shumë të madhe në këtë rajon. Pas shtimit të prodhimit të magneziumit në këtë fabrikë, ka filluar edhe eksporti i prodhimit të këtij metali që për herë të parë është eksportuar gjashtë muaj më parë në Gjermani. Aktualisht prodhimet e kësaj fabrike eksportohen edhe në Angli, Holandë, Çeki, Poloni, Sloveni dhe Indi. Vlen të theksohet se magneziumi është emëruar metali strategjik i mileniumit të tretë.