Irani i përgjigjet James Mattis për "eksportin e terrorizmit"
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se një prej arsyeve të joefikasitetit të veprimeve ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit, është anashkalimi i rrënjëve dhe i burimeve financiare të këtij fenomeni dhe devijimi i opinionit politik të vendeve mbështetëse kryesore të terroristëve.
Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të shtunën në reagim ndaj deklaratave të pavërteta dhe të përsëritshme të Xhejms Mattis, sekretarit amerikan të mbrojtjes kundër Iranit, theksoi: "Irani gjatë 4 dekadave të kaluara vetë ka qenë viktimë i terrorizmit". Bahram Kasemi vuri në dukje deklaratat e disa funksionarëve amerikanë të cilët kanë pohuar se ata vet kanë krijuar dhe mbështetur grupet terroriste si ISIS dhe theksoi: "Funksionarët amerikanë në vend që të akuzojnë Iranin dhe në vend të vazhdimit të politikave të dështuara në përdorimin e terrorizmit si mjet politik, është më mirë që disa vende aleate të Amerikës t'i detyrojnë të ndërpresin mbështetjen financiare, ideologjike dhe me armatim ndaj grupeve terroriste".