Kryekonsulli i Iranit në Londër: Racistët duhet dënuar ashpër!
Kryekonsulli i Republikës Islamike të Iranit në Londër ka dënuar ashpër çdo veprim racist dhe ka kërkuar identifikimin dhe dënimin e autorëve të sulmit racist ndaj të riut iranian në Londër.
Roker Ahmad është i riu iranian i cili së bashku me dy shokët e tij në një stacion të autobusëve të premten në mbrëmje në lagjen Kuviden të Londrës, është sulmuar në mënyrë të egër nga një grup 30 personash racistë. I riu iranian pasi ka marrë lëndime të mëdha kishte humbur vetëdijen dhe është dërguar në spital. Autoritetet spitalore kanë thënë se ai ka pësuar lëndime shumë të rënda dhe i është thyer kafka. Sa'id Zineti, kryekonsulli i Iranit në Londër, në lidhje me këtë ka deklaruar: "Ambasada e Iranit në Londër po ndjek seriozisht çështjen dhe autoritetet angleze duhet bëjnë të gjitha përpjekjet për të krijuar kushtet për kurimin sa më të shpejtë të tij".