Irani nënshkruan marrëveshje të re për 60 avionë Boeing
Irani ka nënshkruar një marrëveshje të re me gjigandin e aviacionit amerikan Boeing për blerjen e dhjetëra avionëve të transportit civil ajror.
Marrëveshja përfshin blerjen e 30 avionëve Boeing 737 MAX si dhe të drejtat e blerjes për një shtesë prej 30 avionëve të së njëjtës klasë. Ajo u nënshkrua në mes kompanisë ajrore të Iranit Aseman Airlines dhe Boeing në Teheran, njoftoi agjencia e lajmeve IRNA. Kjo marrëveshje erdhi pas gati një viti negociatash mes Aseman Airlines dhe gjigandit amerikan të aviacionit, shtoi IRNA. Boeing është gati që të sigurojë 50 aeroplanë të të njëjtit lloj për linjën ajrore Iranit Iran Air përmes një marrëveshje të ngjashme. Aeroplanët pritet t’i dorëzohen kompanisë Aseman Airlines nga viti 2019.