Ruhani: Pas 63 vitesh, eksportet e Iranit kanë kaluar importet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48458-ruhani_pas_63_vitesh_eksportet_e_iranit_kanë_kaluar_importet
Presidenti i RII deklaroi se në bazë të statistikave, eksportet e mallrave iraniane kanë tejkaluar nivelin e importit dhe kjo është një nga arritjet e rëndësishme të ekonomisë rezistente.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 06, 2017 21:02 Europe/Tirane
  • Ruhani: Pas 63 vitesh, eksportet e Iranit kanë kaluar importet

Presidenti i RII deklaroi se në bazë të statistikave, eksportet e mallrave iraniane kanë tejkaluar nivelin e importit dhe kjo është një nga arritjet e rëndësishme të ekonomisë rezistente.

Dr. Hasan Ruhani, president i RII, duke folur në ceremoninë e inaugurimit të 18 projekteve industriale në provincën Semnan, tha se importi i mallrave jonaftore të Iranit në muajin mars arriti në 43.9 miliardë dollarë, në një kohë që kjo shifër në vitin e kaluar ishte 43.6 miliardë dollarë, çka dëshmon për një rritje prej 300 milionë dollarë të eksportit kundrejt importit. Në vazhdim Ruhani tha se gjatë vitit të kaluar, krijimi i vendeve të reja të punës në Iran ka qenë relativisht pozitiv  dhe janë krijuar 714 mijë vende të reja pune, ndërsa në vitin aktual qeveria synon krijimin e 700 mijë vendeve të reja të punës.