Nesër promovohen të arriturat atomike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48574-nesër_promovohen_të_arriturat_atomike_të_iranit
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se nesër (e diele) në Ditën Kombëtare të Teknologjisë Atomike, prezantohen sukseset e Iranit në këtë fushë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 08, 2017 10:54 Europe/Tirane
  • Nesër promovohen të arriturat atomike të Iranit

Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se nesër (e diele) në Ditën Kombëtare të Teknologjisë Atomike, prezantohen sukseset e Iranit në këtë fushë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Akbar Salehi, kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, deklaroi: "Ndërtimi i centraleve dhe hulumtimi dhe zhvillimi në dimensione të ndryshme si centrifugat e gjeneratës së re në Iran, po ecën në nivel të mirë dhe këto projekte mund të shfrytëzohen për përfitime ekonomike". Salehi në vazhdim vuri në dukje pohimet e Nikki Haley, ambasadores së Amerikës në KS të OKB, në lidhje me progresin e programit atomik të Iranit dhe shtoi: "Politikanët amerikan me irritim të plotë gjatë fjalimeve të tyre në AIPAC kanë thënë se programi atomik i Irani nuk është reduktuar fare në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe gjithçka ishte "lindje e industrisë atomike". Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit me këtë rast gjithashtu ka bërë të ditur edhe pagesën e këstit të parë për ndërtimin e dy centraleve atomike që janë duke u ndërtuar. Vlen të theksohet se më 9 prill 2017 (20 farvardin 1396) manifestohet Dita Kombëtare e Energjisë Atomike të Iranit.