Lideri suprem i Iranit: Sulmi amerikan në Siri gabim strategjik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48640-lideri_suprem_i_iranit_sulmi_amerikan_në_siri_gabim_strategjik
Lideri suprem i revolucionit islamik duke folur mbi sulmin e SHBA kundër Sirisë, deklaroi: Nga Amerika priten krime, agresione, kërcënime e shkatërrime dhe amerikanët këto veprime i kanë kryer në shumë pika të botës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 09, 2017 15:41 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Iranit: Sulmi amerikan në Siri gabim strategjik

Lideri suprem i revolucionit islamik duke folur mbi sulmin e SHBA kundër Sirisë, deklaroi: Nga Amerika priten krime, agresione, kërcënime e shkatërrime dhe amerikanët këto veprime i kanë kryer në shumë pika të botës.

Ajetollah Khamenei lideri suprem i Revolucionit islamik, në një takim ët zhvilluar sot me komandantë të lartë të forcave të armatosura të Iranit, duke analizuar sulmin e fundit të SHBA kundër Sirisë, theksoi: Kjo që bënë amerikanët është një gabim i madh strategjik dhe ata po vazhdojnë të përsërisin gabimet e së kaluarës. “Funksionarët e mëparshëm amerikanë e krijuan dhe e ndihmuan ISIS-in, ndërsa funksionarët aktualë të SHBA janë duke e forcuar ISIS-in dhe grupet e tjera të ngjashme me të”-deklaroi Ajetollah Khamenei. Lideri suprem duke theksuar se rreziku i këtyre grupeve në të ardhmen do të prek edhe amerikanët, shtoi: Sot, Evropa për shkak të gabimit që bëri në forcimin e takfiristëve, ka rënë pre e terroristëve, ndërsa edhe Amerika po e përsërit këtë gabim. Në vazhdim, Ajetollah Khamenei tha: Irani e ka dëshmuar se nuk tërhiqet nga fusha e betejës për shkak të veprimeve të gabuara të dikujt dhe populli dhe funksionarët iranianë me besim tek Zoti nuk tërhiqen përballë kërcënimeve, sepse nëse do të ishin tërhequr, sot Irani do të kishte falimentuar nga aspekti moral dhe kulturor. Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të RII përmendi përkrahjet e gjithanshme të shteteve perëndimore për regjimin e Sadamit në agresionin kundër Iranit dhe shtoi: Qeveritë mashtruese evropiane që sot në çështjen e Sirisë pretendojnë se kundërshtojnë përdorimin e armëve kimike, në kohën e luftës së imponuar e furnizuan Sadamin me armë kimike për t’i përdorur kundër Iranit dhe ai diktator i përdori ato kundër njerëzve të pafajshëm në Sardasht dhe Halapce. Ajetollah Khamenei duke folur për programin e armikut për dobësimin e moralit të popullit, të funksionarëve dhe të forcave të armatosura të Iranit për të krijuar bindjen se “nuk bëhet dhe nuk mundemi”, shtoi: Forcat e armatosura të Iranit me besimin tek Zoti dhe me moral të lartë, duhet që çdo ditë të shtojnë potencialin dhe përgatitjen luftarake dhe me iniciativa, me punë të palodhshme të plotësojnë mangësitë.