Irani dhe Rusia do të vazhdojnë përkrahjen e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48642-irani_dhe_rusia_do_të_vazhdojnë_përkrahjen_e_sirisë
Presidentët e Iranit dhe Rusisë zhvilluan sot një bisedë telefonike, ku sulmin raketor amerikan kundër Sirisë e konsideruan agresion dhe shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe të kartës së OKB dhe theksuan se ky sulm vetëm sa ndihmoi terroristët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 09, 2017 15:42 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia do të vazhdojnë përkrahjen e Sirisë

Presidentët e Iranit dhe Rusisë zhvilluan sot një bisedë telefonike, ku sulmin raketor amerikan kundër Sirisë e konsideruan agresion dhe shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe të kartës së OKB dhe theksuan se ky sulm vetëm sa ndihmoi terroristët.

Hasan Ruhani, president i RII në një bisedë të zhvilluar të dielën padite me presidentin rus Vlaidmir Putin, dënoi sulin raketor amerikan ndaj Sirisë si një agresion ndaj një shteti të pavarur dhe duke kërkuar shqyrtimin e këtij veprimi të njëanshme në KS të OKB, theksoi se të tilla veprime të njëanshme nuk duhet të tolerohen. Duke dënuar përdorimin e armëve kimike në Siri z. Ruhani tha: Terroristët në Siri posedojnë armë kimike dhe sulmet amerikane i kanë inkurajuar grupet terroriste të vazhdojnë përdorimin e armëve kimike. Duke kritikuar përkrahjen e disa vendeve të rajonit për sulmin raketor të SHBA kundër Sirisë, presidenti iranian tha: Përkrahja e disa vendeve për sulmin e SHBA nuk duhet të ndryshojë rrjedhën e luftës kundër terrorizmit. Ndër të tjera, presidenti iranian shprehu gatishmërinë e plotë të Teheranit për të bashkëpunuar me Moskën në luftën kundër terroristëve dhe shtoi: Sulmi amerikan e ndryshon rrjedhën e bisedimeve politike në Siri drejt konfrontimit ushtarak dhe në këto kushte është i domosdoshëm bashkëpunimi i Iranit, Rusisë dhe Sirisë në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit. Nga ana e tij, presidenti i federatës ruse sulmin amerikan nga Sirisë e cilësoi si një agresion të dënueshëm dhe shtoi: Kjo lëvizje e papranueshme ishte një përpjekje për të përkrahur terroristët. Vladimir Putin tha se sulmi raketor amerikan ndaj Sirisë ishte i paramenduar dhe shtoi se një veprim i tillë i Uashingtonit nuk ndihmon aspak në zgjidhjen e krizës siriane. Ndër të tjera, Putin theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh me Iranin dhe me vendet e rajonit për të ndihmuar në zgjidhjen politike të krizës siriane.